Televizioni i Sali Berishës i ka marrë një intervistë çunit të Aleksandër Meksit, ish-kryeministrit të piramidave, Redon Meksit, të cilin e paraqet si analist.
Ky i fundit, edhe pse bën një jetë luksi nga lekët e vjedhura të babit ish-kryeministër, i cili ndërtoi disa pallate, ndërsa ishte kryeministër, kërkon nga qytetarët të dalin në shesh për bukën e gojës.
Meksi junior deklaroi se protesta e thirrur nga Berisha e ka trembur qeverinë, ndërsa përmendi edhe Ministrinë e Shëndetësisë, për të cilën tha se rriti shifrat e COVID menjëherë pasi u shpall data e protestës.
“Që kur u shpall data e protestës, Ministria e Shëndetësisë rriti numrin e infektimeve me koronavirus.
Këto janë efektet e para. Protesta e thirrur më 7 korrik e ka trembur qeverinë”-tha Meksi junior, që ka paralajmëruar se në protestë do shkojë me Meksin e madh, vëllain, jo Lekën.