Çuni i Aleksandër Meksit, Endri, ai i shëndoshi, jo Redoni, ky që del në protesta, thotë se ka shkuar në Jug për pushime, ku paguan 225 euro nata për dhomën e hotelit.
Vetëm se ankohet për kushtet dhe se për këtë, desh e ka rrahur dhe gruaja.
Postimi i çunit të Lekës
rezorti (dmth emri qe u kane vene vetes, se as me standartin thjesht ne letra te VKM-se se 2016-es, nuk e kapin) ku jam une tani e ka dhomen 225 euro.
dhoma s’i kalon 20m2, quhet treshe. nuk ka dollap, por nje tip skele me varese robash. nuk ka komodina por nje strukture druri horizontale anash krevatit (stil modern) ku pozicionin cante dore apo celular.
dushi eshte i hapur me dhomen, nje perde e lehte sherben per ndarje.
dushi nuk ka pllake ne toke, po te mos ishte per pileten stil modern stergjateshe e merrje per banjo alla turke kur te duash.
wc eshte i ndare me dere, dhe nuk i kalon 0.8m2.
ka nje verande tek 8-9m2 shume te lezetshme dhe me nje doze privatesie.
kane lene 2 karta per akses, pra njeren e mban fiks tek drita (ne kundershtim me parashikimet e znj. Balluku) cka mundeson te lesh kondicionerin ndez ne minimo ne 27 grade dhe gjen dhomen e fresket kur vjen. kjo eshte shume mire ne krahasim me hotele te tjere ne jug ku dhe nese i kerkon karte te dyte, e gjen te hequr menjehere pasi del nga dhoma e iken per plazh.
tani kalojme te pjesa kyçe e review-se cka dhe me nxiti te behem si keto pjeshkat narratore instagrami, por pa pagese…
kur je ne rezort gjithe mendjen e ke te plazhi. s’eshte se krijon pritshmeri per dhomen se ne fund te fundit per gjume e ke, naten e max njehere ne dreke.
ne plazh cfare kerkoni ju?
se pari dua parking, sepse sic e nenvizoi Klodian Tomorri dje, eshte kriter kyç per te mbetur gjalle.
ketu parking ka, por me principin e ze i pari, dhe ne qe paguajme 225 euro nata nuk na njihet asnje vend. parkingu eshte i pashtruar, me rrenjten e pemeve kudo (naturalist apo kurrnac??) dhe gruaja me gerthiste sot ne mengjes “te thashe mer jeep doje benz ti”…
e qe thoni ju e rrasa benzin prane nje peme e prane nje suv te madh me shprese qe te perfitoj mbrojtje e te mos e gjej me ndonje grope a gervishtje…
se dyti pretendoj sherbim mengjesi ne orarin qe na kane thene 8-10.30 (mengjesi ofrohet te plazhi)…
ju them, mos shkoni me vone se 9.00. do hani vecse petulla shalqi e veze… i thashe ketij tipit ore ma bej nje croissant me lek(kjo e dhjeu gjithe punen). nuk ka tha. ore me leke se e paguaj si klient i lokalit. jo nuk ka tha.
jam i bindur qe po t’i shkoj ne 10.31 do kete…
se treti, vijme te motivi tjeter serioz per vrasje: shezlloni. rreshti i pare eshte me pagese me prenotim. 10mije lek te vjetra. kur mberrita parmbreme i thashe me prenoto 2 cope per tere javen. u kry tha ajo goca. dje hic sot hic. jane zene me pare thote plazhisti.
kalojme te rreshti i dyte. ta jep me shume bezdisje ai tipi sepse donte me ia shit nja dy vizitoreve jashte hotelit. shyqyr qe kam gruan, e terrorizoi ajo se une vecse ne facebook do e shaja…
se katerti: deti. ate e ka bere natyra o cuna, ca te them aty une…just first class
ju pershendes nga jugu i shqiperise, merreni me humor e mbani nje kokerr aloperidol me vete se nuk i dihet…