10.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Dafina Zeqiri flet për dasmën dhe planet për fëmijë

    Dafina Zeqiri, e ftuar në emisionin “Radar”, ku ka treguar disa detaje mbi përgatitjet e dasmës dhe për planet për një bebush.

    Ajo foli për fustanin e bardhë: “Kam nisur të punoj me fustanin e nusërisë. Nuk dua të ndërroj shumë. Dua të shijoj dasmën time, kam vendosur të ndërroj vetëm dy fustane”, u shpreh këngëtarja, duke shtuar se dasma është diçka shumë personale. “Kam dashur njerëz që ma duan të mirën si njeri, jo vetëm për t’u dukur”, u shpreh këngëtarja.

    Kush do të këndojë në dasmën e saj? Do të performojë Afrim Muçiqi, sigurisht edhe artistë të tjerë, të cilët për momentin nuk i dimë.

    Dafina tha edhe se ka plane për një bebe.

    “Unë bebet i dua shumë, shumë, shumë. Edhe shyqyr që i do edhe ai shumë”, referuar partnerit të saj, Kreshnikut. “Nuk janë gjëra që planifikohen dhe pse jo sa më shpejt ndoshta. Kam plane”, përfundoi ajo.

    Këngëtarja dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, do të martohen gjatë këtij viti. Duffy postoi një foto në Instagram së bashku me një shoqe dhe shkroi: “Gëzuar nuseve të reja në 2024”.

    Dafina Zeqiri flet për dasmën dhe planet për fëmijë

    Më pas, ajo njoftoi ndjekësit në kanalin e saj “Love” në Instagram, ku shkroi: “Është zyrtare…Martohem në vitin 2024!”.

    Dafina Zeqiri flet për dasmën dhe planet për fëmijë

    Dafi e konfirmoi lidhjen e saj me Kreshnikun në tetor të vitit 2023.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit