21.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Daily Mail” zbulon pagën e paimagjinueshme të Haalandit te Man. City

    “Daily Mail” zbuloi këtë të marta se Manchester City ka arritur marrëveshjen me menaxherin (Mino Raiola) e Erling Haaland, që me transferimin te City do të bëhej futbollisti më i paguar në Premier League. Duket se Citizens kanë fuqi ekonomike të pakonkurrueshme nga rivalët e tjerë si PSG, Bayern, Real Madrid e Barcelona.

    Bayerni i Munihut u tërhoq së fundmi nga gara për shërbimet e 21-vjeçarit. “Paketa” e transferimit të Haalandit (paga e lojtarit dhe shpërblimet për përfaqësuesit e tij) është shumë, shumë larg nga ajo që ne imagjinonim,” – shpjegoi CEO i Bayernit, Oliver Kahn.

    Kontrata e Haalandit me Borussia Dortmund është deri në vitin 2024 dhe ka një klauzolë largimi prej 75 milionë eurosh në fund të sezonit aktual. Siç raportohet nga Mike Keegan në mediat britanike, paga e Haalandit në Manchester City do të ishte më shumë se 603,371 euro (500,000 stërlina) në javë. Me 86,195 euro në ditë, Haaland do të bëhej futbollisti më i paguar në Premier League.

    Hapi i radhës në nënshkrimin e Haalandit me Manchester City-n për pesë sezonet e ardhshme, sipas “Daily Mail”, është pagesa e më shumë se 75 milionë eurove nga skuadra e Citizens te Borussia Dortmundit për klauzolën e tij të largimit dhe thjesht nënshkrimi i kontratës së sulmuesit norvegjez.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit