26.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q**et motra” – Njerëzit e Adriatik Lapajt kërcënojnë Endri Shabanin: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

    Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër që mbart një ndër kodet e qytetit të Torontos në Kanada.

    Këto kërcënime ndaj Shabanit kanë ardhur pak ditë pas përplasjes së tij me drejtuesin e lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, lidhur me mandatin e këtij grupimi në qarkun e Tiranës.

    Kërcënimet në drejtim të drejtuesit të Nismës Thurje vijnë në një kohë kur deklaratat mes palëve janë tensionuar dhe kur Lapaj mëse një herë është shprehur se do ta marrë mandatin me çdo çmim.

    Kërcënimet në telefonin e Shabanit janë tregues se ky konflikt është shtrirë dhe te mbështetësit e Lapajt, të cilët, me sa duket, janë shumë të irrituar për atë që ka ndodhur.

    Në një ndër mesazhet dëgjohet të thuhet:

    O Endri, më dëgjo. Dole shumë i pabesë. Do të kushtojë rëndë kjo.Do të kushtojë jashtë mase rëndë. Ne nuk do ta lëmë kurrë, por kurrë, Adriatikun vetëm. Adriatiku prapa ka një ushtri të tërë. Por ti me ato nënrrogozet e tua, bashkë me atë dajo p.dh motrën, që do ta gjejë se ska ku në p.dh motrës së vejë, ke bërë gabim të rëndë shumë. Të futëm në gjirin tonë se të besuam, por dolët shumë të pabesë.”

    Ndërsa në një mesazh tjetër dëgjohet të thuhet:

    “Je shumë mjeran, ndërsa daja s’ka ku në p.dh të motrës të futet. Dajua do ta paguajë shtrenjtë. Do t’i q.het motra. Do shikosh ti.”

    Pas këtyre mesazheve, mesazhi i radhës duket më i zbutur, pavarësisht se kërcënimet kanë vijuar në një mënyrë tjetër:

    “Do donim ta vije veten në vendin tonë, ndaj të lutem shumë thuaj dajës të bëjë prapa e të tërhiqet, t’i lërë vendin atij për të cilin populli ka dhënë votën. Po të përgjërohem e të flasë miqësisht…” – dëgjohet të thotë mes të tjerash zëri në mesazh.

     

    Kërcënuesit, kushërinj të Lapajt

    Pas publikimit të një audio-mesazhi kërcënues ndaj kryetarit të “Nisma Thurje”, Endri Shabanit, një hetim i thjeshtë mbi numrin e telefonit të përdorur ka zbuluar një pistë interesante.

    Rezulton se i njëjti numër, vetëm një vit më parë, ishte përdorur për të kërkuar punonjës për një biznes të vogël në lagjen greke të Torontos (Greek Town), në Kanada.

    Sipas të dhënave publike dhe verifikimeve në rrjete onnline, ky biznes – “Monopol Cafe”, është në pronësi të vëllezërve Rexhepaj, me origjinë nga Vlora, ndërsa numri i përdorur për të dërguar audio-mesazhet duket se i përket Matjan Rexhepajt.

    Ndërkaq, një tjetër mesazh i shkruar i është dërguar dajës së Endri Shabanit nga vëllai tjetër, Aranit Rexhepaj, i cili i kërkon atij të tërhiqet, duke e kërcënuar se nuk do ta lërë “të kalojë kaq lehtë.”

    Biznesi i tyre, është një kafene e vogël jo me ndonjë xhiro të madhe në lagjen greke të Torontos, ndërsa vëllezërit Rexhepaj njihen më tepër si pronarët e një tjetër biznesi, i cili shërben sufllaqe në po të njëjtën lagje.

    Jo vetëm kaq, por të njëjtit vëllezër janë kushërinj me Adriatik Lapajn.

    Burime bëjnë me dije se Lapaj është takuar me ta pak kohë përpara zgjedhjeve të 11 majit. Aktualisht nuk ka ende ndonjë reagim zyrtar nga Lapaj mbi këtë çështje.

    Në një klimë politike të brishtë dhe me tensione brenda opozitës së re, një detaj i tillë ngre pyetje serioze: a po i kalojnë përplasjet politike kufijtë e fjalës dhe po shndërrohen në presion e kërcënim?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit