6.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Dalin mesazhet: Andi Bushati dhe Andi Telaj komunikojnë me Desada Metajn, e këshillojnë se si Tabaku të marrë në pyetje Erion Veliajn

    Kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa po dëshmonte në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve tha se anëtarët e opozitës marrin pyetje në telefonat e tyre për ta penguar atë gjatë dëshmisë së tij.

    Sakaq, në rrjetet sociale kanë dalë dhe mesazhet për të cilat foli Veliaj, të fotografuara nga kamera që qëndronte pas kurrizit të anëtares të AMA, Desada Metaj, njëherazi dhe këshilltare e Lulzim Bashës.

    Në mesazhe shihet se Metaj flet me dy gazetarët e njohur Andi Bushati dhe Andi Telaj në lidhje me atë se çfarë pyetjesh duhet t’i drejtojë Tabaku kryebashkiakut Veliaj.

    Me poshtë bisedat e zbardhura:

    Biseda Andi Tela-Desada Metaj

    Andi Tela: Thuaji t’i bëjë pyetjet me argument, nuk i intereson të bëjë zhurmë

    Desada Meta: E acaron ky legeni

    Andi Tela: Dhe t’i kërkoi vetëm përgjigje për pyetjet, mos e lërë atë të bëjë retorikë

    Vetëm m’u përgjigj pyetjes mos devijo me retorikë. Nuk dua retorikë… përgjigju pyetjes, unë pyes t’i duhet të përgjigjes kur merr makinerinë e kamerave e regjisë me vete

    Desada Meta: Sapo më mori Taulant Balla dhe më kërkoi që të mos rri pasi nuk lejohet

    Andi Tela: Po, po thuaji

    Desada Metaj: Po. po. Atë i thashë

    Andi Tela: Ti ke shkuar për të parë se si transmetojnë mediat sepse është problemi madh cilësia e transmetimit aty

    Biseda Andi Bushati-Desada Metaj

    DesadaMetaj: Se s’ka faj është lodh

    Andi Bushati: S’po e kuptoj këtë firmën e tij, ka firmos këshilli bashkiak për buxhetin por jo për… ???

    Desada Metaj: Sepse nuk përgjigjet. Ja ta thotë tani

    Andi Bushati: Dhe thuaj mos i kthejë asnjë përgjigje personale…. Se ai po mundohet ta nxehë dhe ta ngatërrojë.

    Veliaj replikoi ne Komison duke ia vënë në dukje mesazhet.

    “Keni 3 orë që qani hallin se ku i hedhin dherat bosët. Më vjen shumë keq, por unë nuk jam këtu as si përfaqësues i shefe Desadës, as si përfaqësues i shef Andi Bushatit dhe Andi Telës. Unë jam këtu si përfaqësues i popullit. Shef Edi Ramës patjetër, sepse është shef legjitim, nuk është anëtar i AMA-s dhe vjen këtu sufler për shefe Jorin. Nuk është ‘cheerleader’. Nëse ju jeni ‘ragazze pon pon’ të njëri-tjetrit dhe ngatërroni institucionet, ky pastaj është ‘stan me lepuj’, nuk është Parlament. Në momentin që ju sillni tifozeri nga institucione kushtetuese, kjo është një shkelje shumë e rëndë. Kjo është arsyeja pse njerëzit nuk ju marrin seriozisht”, deklaroi Veliaj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit