Arbana Osmani, moderatorja e producentja e emisionit të saj “Mirëmbrëma Yje” në platformat e veta sociale, ka marrë një kritikë publike sërish nga Dalina Buzi, këtë radhe nëpërmjet një komenti shkruar në Anabel.
“Jo çdo yll shkëlqen jashtë ekranit”, është titulli thumbues i Anabel për emisionin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, ku pasi analizon ecurinë e këtij programacioni nga sezoni në sezon, Dalina, përpiqet të sqarojë se klikimet për emisionin e Arbanës kanë rënë shumë, ndryshe nga pritshmëritë e autores dhe pavarësisht sfidës së shpërfaqur për të ndryshuar disa herë formatin e për të përfunduar te fëmijët.
“Arbana është ndërtuar si figurë prime-time. Bekimi dhe mallkimi i saj është Big Brother-i: aty ka pasur formatin që i shkonte figurës së saj. Sot Big-un po e moderon Ledion Liço dhe po e bën shumë mirë. Prandaj “Ferma VIP” nuk është hap prapa, por një kompromis realist: format që ka nevojë për një emër dhe një emër që ka nevojë për TV. Sepse disa emra, sado të mëdhenj të jenë, nuk shkëlqejnë jashtë televizionit dhe kjo s’është as humbje, as fitore”, shkruan Anabel në komentin e vet botuar në platformën online.
Nuk është hera e parë që Dalina Buzi kritikon Arbana Osmanin sidomos pas daljes së saj nga ekrani me përfundimin e ciklit të moderimit të Big Brother. Vëmendjen më të madhe e mori vitin e kaluar në prill monologu i Dalinës, publik, ku i kërkonte Arbana Osmanit që të shihte brandin e saj të ushqimit dhe mos të merrej më me një histori të kaluar si “Big Brother”.
“Kjo goca ka tre vjet që bashkë me Ledionin, flet për Big Brother-in dhe ikjen e saj. E tha te Mira, tani monolog. Nuk është mirë se nuk ka mundësi. Ndërkohë ka një brand të ndërtuar, lokali plot. Lokali ngjitur bosh, i saj plot. Pse merret ende me Big Brother-in?! “S’është normale. Rri, krenohu me biznesin. Ke një brand që nesër mund ta shesësh. Vazhdon filmi sikur është Vatikani”, deklaroi vjet në prill Dalina Buzi.
Shkrimin origjinal te Anabel e LEXONI KËTU!



