18.5 C
Tirana
E premte, 5 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Danja tregon momentin më të vështirë në BBV: Kam ulëritur sa më dolën sytë vendit

    Gjatë një interviste për emisionin “Wake Up”, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Danja Koka, foli me sinqeritet për përvojën e saj brenda shtëpisë, emocionet që ka përjetuar dhe planet e saj pas daljes nga spektakli.

    E pyetur për shtysën që e çoi drejt pjesëmarrjes në Big Brother, Danja tha se mbështetja më e madhe i erdhi nga familjarët, kolegët dhe miqtë.

    “Të gjithë ishin shumë pozitivë… Edhe unë isha me Danjën,” u shpreh ajo me humor.

    Për publikun, Danja është përmendur shpesh si “dielli i shtëpisë”, një epitet që ajo e pranon me përulësi, por nuk nguron të tregojë se ruajtja e qetësisë në një ambient të mbushur me tension nuk ka qenë aspak e lehtë.

    “Në një shtëpi ku ka debate dhe dinamika agresive, është e vështirë të ruash ekuilibrin. Unë jam pak nevrike si natyrë… kam ulëritur shumë, jam mërzitur me marrëdhënie që kam menduar se i kam afër,” rrëfeu ajo.

    Një nga momentet më të vështira për Danjën ka qenë debati me Eglin. Ajo e kujtoi si një përplasje të fortë emocionale, ku nuk e kontrolloi dot veten: “Kam ulëritur sa më dolën sytë vendit,” tha me sinqeritet.

    Megjithatë, ajo theksoi se pas daljes nga shtëpia, marrëdhënia me Eglin ka qenë e respektueshme, madje kanë rënë dakord të takohen për një kafe, ndonëse takimi ende nuk ka ndodhur.

    Danja tregoi se pavarësisht sfidave, eksperienca e Big Brother mbetet një periudhë e rëndësishme dhe formuese për të.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit