Gazetari Blendi Salaj shkruan se është befasuar nga ndryshimi që ka pësuar Gjirokastra në këto 10 vite.
Teksa ndodhet me familjen në qytet, ai thotë se ndryshimi është si nata me ditën dhe se është befasuar nga fatura e darkës.
Salaj shkruan se për 4 veta ka paguar vetëm 3250 lekë.
“Mbrëmja në Gjirokastër.
Mbaj mend, diçka pak mbi 10 vjet më parë, erdhëm në Gjirokastër dy çifte për një fundjavë dhe në mbrëmje mezi gjetëm një vend ku mund të hahej.
Kujtoj se ishte një përvojë për tu harruar. Ndenjëm tek i njëjti hotel ku jemi sonte, që dhe asokohe ishte i mirë, mbushur me traditë, por të dilje – të rinj siç ishim atëherë – s’kishim se ku.
Jam kthyer rregullisht që atë kohë dhe Gjirokastrën e kam gjetur çdo herë pakëz më mirë. Sonte është plot me turistë – dëgjoj frengjisht, italisht dhe gjermanisht. Shoh vizitorë nga Kosova, evropianë, aziatikë dhe afrikanë që barisin kalasë, darkojnë apo pinë në Qafën e Pazarit të restauruar.
Dikur këtu zinte nata që në 6. Tani është hip (por jo më tepër se ç’duhet) në çdo rrugicë. Vizitorët befasohen pas çdo kthese piktoreske të “qytetit më të pjerrët në botë”. Dëgjoj anglisht dhe turqisht gjithashtu.
Kudo janë hapur hotele, “guest-houses”. Darkuam diku ku ushqimi ishte klas, po ashtu edhe shërbimi. Dita me natën nga 10 vjet më parë.
Dhe fatura (jo-tatimore) pas një darke të mirë për 4, një surprizë: 3,250 lekë. Kaloni një fundjavë të gjatë këtu. Ka shumë për të parë. Herës tjetër edhe më mirë shpesoj”, shkruan ai.