22.5 C
Tirana
E hënë, 8 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Dash Sula është gati për t’u bërë ministër i Ramës: Nuk i them jo punës unë

    Ish-demokrati Dashnor Sula, edhe pse një “kundërshtar” i përbetuar i mazhorancës, të paktën sa ishte pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, tregon se nuk do të refuzonte postin e ministrit të ofruar nga Partia Socialiste.

    I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Sula është përgjigjur se ai nuk ka refuzuar asnjë punë që i është ofruar dhe se nëse do të ishte ministër, qoftë dhe Edi Ramës, qëllimi i tij i vetëm do të ishte të përmbushte detyrën me integritet.

    Unë nuk jam nga ato njerëz që e kafshoj gjuhën kur flas, kam një integritet.

    Shteti nuk janë as të Edi Ramës as të PS-së, as të Berishës apo opozitës. Tjetër gjë se të drejtën për të zgjedhur e ka ai.

    Kurrë në jetën time nuk kam refuzuar asnjë lloj detyre, por nëse ti e merr këtë si një privilegj personal për të shkuar atje për tu pasuruar, këtu fillon gjithçka. Nëse duhet të kryej një detyrë, unë e kryej atë detyrë”, tha ndër të tjera Dashnor Sula.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit