21.5 C
Tirana
E enjte, 3 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Dash Sula mban fjalimin e tij të lamtumirës: Edhe pse deputet “katunar”, kam tërhequr vëmendje

    Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, seancën e kësaj të enjte ka bërë fjalimin e tij të “lamtumirës”, duke qenë se që prej shtatorit nuk do të jetë pjesë e sesionit të ri parlamentar.

    Gjatë fjalës së tij, Sula u shpreh se nga kjo sallë do të dalë kokë lart pasi ashtu si dhe ai e pohon në këto katër vite ka ngritur zërin për problemet e qytetarëve që me votë i besuan atij.

    Teksa ka falenderuar të gjithë ata shqiptarë të cilët përgjatë këtyre viteve i besuan hallet dhe problemet e tyre, ai i ka garantuar se do të vijojë që jashtë këtij Kuvendi të mbrojë të drejtat e tyre dhe do të jetë gjithmonë zëri i atyre.

    Gjithashtu, një apel Sula e ka pasur për ish-kolegët e tij demokratë të cilëve i ka kërkuar që të qëndrojnë të “pastër” dhe të mos “mbyllin gojën” para padrejtësive që popullit po u bëhet.

    “Kam bërë një betim që s’do e shkel kurrë. Si Dash Sulës si individ i përkas nënës babës bashkëshortes dhe fëmijëve të mi, Si Dash Sula politikan i përkas të gjithë shqiptarëve, por me shumë mirënjohje të gjithë qytetarëve të Belshit, Cërrikut, Gramshit dhe të gjithë qarkut të Elbasanit.

    Unë  i ulem në gjunjë dhe i falenderoj qytetarët që në 2021 më besuan që ti përfaqësoj në këtë sallë dhe të ngre problemet e tyre. Kjo është seanca e fundit për këtë legjislaturë, seanca ime e fundit për katër vitet e ardhshme, ku shoh katër vitet që kaluam unë ndjehem krenar dhe modestisht them se po dal nga ky parlament jo si një hipokrit, si një servil apo si një lëpirës. Jam përpjekur që çdo ditë t’ia përkushtoj atyre që më besuan  dhe më sollën. Kam denoncuar për mungesë e infrastrukturë në Peqin dhe qarkun e Elbasanit.

    Disa herë që në fushën e grumbullimit të plehrave vijon të ketë abuzime. Por një herë në vit u vihet zjarr dhe ndotet gjithë Elbasanit. Kam denoncuar mungesë të subvencioneve në bujqësi, kam denoncuar në mënyrë të vazhdueshme zbrazjen e fshatrave dhe të gjithë Shqipërinë. Kam denoncuar me forcë dhe i vetëm në të gjithë këtë parlament kontrabandën e naftës. Kam pasur shifra konkrete dhe fakte dhe më ka ndihmuar që ndonëse një deputet në thonjëza “katunar” kam tërhequr vëmendjen dhe i kam dhënë zë problemeve qytetarëve”, ka thënë Sula gjatë fjalës së tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit