Raporti i Gjestit me Eglin ka ndryshuar shumë që kur banorja u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.
Egli nuk i qëndron më pranë banorit dhe nuk kujdeset për të ashtu siç bënte para se të dilte nga shtëpia. Madje edhe kur ai e fton që të rrinë bashkë sa për të pirë një cigare, ajo e refuzon.
Pasditen e djeshme, teksa Egli po hante bukë, Gjesti ka shkuar pranë saj dhe ajo i thotë që të ik dhe të shohë punën e tij.
“A po ik o shok?”, i tha banorja dhe ai u përgjigj i habitur: “Mua shok?!”.
Kur Egli e pyeti ‘pse ça je ti?’, Gjesti tha direkt: “Dashnori”.
Kjo fjalë nuk i pëlqeu aspak asaj e cila iu kundërpërgjigj: “Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin. Mos e thuaj më”.
Më pas Egli i tha që fjalët ‘dashnor, burri, i dashuri mos t’i përdorë më për të’.