14.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Dashuri me shikim të parë? Romeo zbulon çfarë i ka pëlqyer te Heidi: Më ka fiksuar kur më…

    Romeo Veshaj ka treguar mbrëmë se pëlqimi i tij për Heidi Bacin ka nisur që me hyrjen e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

    Gjatë një bisede me 4 finalistët e tjerë, aktori tha se fillimisht ajo që ka pëlqyer është buzëqeshja, duke shtuar se banorja i është dukur më ndryshe nga vajzat e tjera.

    “A është dashuri me shikim të parë?” e pyeti Julian Deda, ndërsa Romeo tha: “Nuk e di”, megjithëse Egla Ceno e vuri në dyshim se dashuria e Heidit dhe aktorit ka lindur me shikim të parë.

    Pjesë nga biseda:

    Juli: Kjo (Heidi) të ka pëlqyer që në fillim

    Romeo: Më ka pëlqyer kur ka folur dhe kur ka qeshur më është dukur ndryshe nga të tjerat. Kur më ka thënë emrin më ka fiksuar

    Juli: A është e vërtetë kjo Bac?

    Heidi: Po

    Egla: Dashuri me shikim të parë

    Juli: A është dashuri me shikim të parë?

    Romeo: Ndoshta, nuk e di

    Egla: Unë nuk e besoj, me shumë vështirësi

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit