Pak ditë më parë, aktori i madh Viktor Zhusti festoi 80-vjetorin e lindjes së tij, në një darkë shumë private të organizuar në një nga restorantet e njohur të peshkut në Elbasan.
Aktorin e surprizoi e dashura e tij e zemrës, po ashtu një artiste e njohur në Greqi.
Ajo kishte udhëtuar (për ta befasuar dhe lumturuar partnerin e saj), direkt nga Athina, ku vazhdon dhe karrierën si violiniste e Orkestrës Shtetërore të Athinës.
Lajmi bëhet me dije nga revista Story.
Ata u përpoqën ta mbanin private festën e ditëlindjes, por revista ka zbuluar për herë të parë këtë histori të bukur dashurie me 22 vite diferencë, pasi e zgjedhura e tij është 58 vjeçe.
Shprehja “Dashuria nuk njeh moshë” është tashmë një klishe, por në rastin e Viktor Zhustit klisheja thyen shumë klishe të realitetit shqiptar.
E dashura e aktorit quhet Margarita Plesti.
Historia e tyre që thuhet se mund të ketë nisur në Athinë diku rreth viteve 2010, me kthimin e Zhustit në Tiranë ka vazhduar po njësoj e bukur dhe e fortë edhe pse në distancë.
Çiftit janë parë gjithmonë bashkë, madje Viktor Zhusti është prezantuar dhe kalon kohë me dy vajzat e Margaritës nga martesa e mëparshme. Si dy artistë të vërtetë, duket se Viktori ka gjetur lumturinë dhe qetësinë tek Margarita e tij.
Duket se në Athinë, kryeqyteti i Greqisë ku lindi në 8 dhjetor të vitit 1942, Viktori ka gjetur dashurinë e tij, vite më vonë pas divorcit.