15.5 C
Tirana
E enjte, 8 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    DASMA e Arbanës me Eduartin/ Xhensila Myrtezaj dhe Keisi Tola bëjnë ‘xing’ me veshjen, ja sa kushtoi fustani!

    Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj këtë të shtunë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Toskana të Italisë.

    Të ftuar në dasmën e çiftit ishin familjarët e dyshes, miqtë e tyre më të ngushtë si dhe disa nga kolegët e tyre.

    Një ndër të ftuarit specialë të çiftit ishte edhe këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj së bashku me bashkëshortin Bes Kallaku dhe vajzën e tyre Ajka.

    Në këtë ditë të veçantë Xhensila i kushtoi shumë rëndësi paraqitjes së saj, teksa kishte veshur një fustan me lule, kopsa dhe një rrip në mes.

    Mirëpo ajo bëri xing me këngëtaren e njohur Keisi Tola, pasi disa ditë më pare ajo kishte veshur të njëjtin fustan në dasmën e Elgit Dodës dhe Klea Hutës.

    Fustani është i markës “Zimmerman”, i cili kushton 895 dollarë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit