7.5 C
Tirana
E premte, 10 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    David Beckham tregon për zakonet e bezdisshme që ai dhe Victoria nuk i pëlqejnë njëri-tjetrit

    David Beckam bëri një bisedën me shokun e vjetër Gary Neville për “The Overlap”, ku ndal edhe te Victoria Beckam.

    Gjatë një pyetje-përgjigjeje me fansat e “The Overlap”, ylli i futbollit u pyet për zakonet e bezdisshme të tij, të cilat Victoria nuk i duron dot.

    “Unë kam këtë [bën zhurmën kur qëron fytin], ajo nuk e pëlqen,” tha ai. “Nuk e kam bërë gjithmonë, ndoshta për 15 vitet e fundit”.

    Ai më pas shpjegoi një të metë të gruas së tij, duke i thënë Gary-t: “Ka ndoshta disa gjëra të tjera që bëj unë dhe ajo nuk i bën… si për shembull, unë jam shumë i pastër dhe ajo jo.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit