21.5 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    David Guetta, baba për herë të tretë

    David Guetta do të bëhet sërish baba! DJ i famshëm 56-vjeçar dhe e dashura e tij, Jessica Ledon, 31 vjeç, janë në pritje të një bebushi. Ata e bënë me dije lajmin e bukur në tapetin e kuq të Latin Grammy Awards.

    DJ i suksesshëm përkëdheli barkun e rrumbullakosur të së dashurës, e cila dukej rrëzëllitëse me një fustan të gjelbër.

    David dhe Jessica nisën të takoheshin në vitin 2015 dhe marrëdhënia e tyre ka pasur disa ulje-ngritje. Disa kohë më parë, mendohej se ata i dhanë fund marrëdhënies dhe burime të shumta e konfirmuan thashethemin, por duket se i kanë zgjidhur mosmarrveshjet dhe së shpejti do të bëhen prindër.

    Ky është bebushi i parë i çiftin dhe fëmija i tretë për David Guetta, i cili gjithashtu ka 2 fëmijë me ish-bashkëshorten Cathy Lobe.

    David Guetta, baba për herë të tretë

    David Guetta, baba për herë të tretë

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit