18.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Dea Mishel befason me deklaratën: Jam në një marrëdhënie me Kristin

    Dea Mishel Hoxha ka konfuzuar ndjekësit e saj, pasi ka postuar një foto me Krist Aliajn, duke i vendosur mbishkrimin “jam në një marrëdhënie me Kristin”.

    Dy finalistët e “Big Brother VIP 2” kanë publikuar disa foto së bashku, nga prapaskenat e xhirimit ku po filmojnë për “She’s on Top”, programin që nis së shpejti në Top Channel. Dea Mishel dhe Kristi do të jenë pjesë e jurisë për të dhënë vlerësimet e tyre për konkurrentët.

    Arkitektja nuk ka saktësuar nëse marrëdhënie për të cilën flet është marrëdhënie pune apo mes tyre ka diçka më shumë. Ajo i ka shtuar më shumë zërat për një romancë, duke shpërndarë postimin e Ronaldo Sharkës, ku Dea dhe Kristi janë nusja dhe dhëndri.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit