Teksa po shijon pushimet në Greqi në këto ditë të para shtatori, Dea Vieri zhvilloi një lidhje telefonike me emisionin “Live from Tirana”, ku foli për herë të parë mbi romancën e saj të re.
“Po shkon shumë mirë deri tani. Nuk kam dashur ta publikoj, sepse ai nuk ka dëshirë të bëhet personazh publik. Por, edhe pse nuk e kam bërë publike, më ka bërë shumë çudi që disa vajza, të cilat supozoheshin të ishin ‘shoqet’ e mia, i kanë dërguar ftesë… Më bëri shumë përshtypje”, u shpreh Dea.
E pyetur nëse bëhej fjalë për personazhe televizivë, Vieri e pranoi:
“Po, janë personazhe televizive. Unë nuk ia kam nxjerrë as emrin, asgjë, nuk e di nga e kanë gjetur. Por bota është e vogël, Tirana është e vogël, Shqipëria është e vogël. Ndoshta më kanë parë. Por mu duk sikur ishte kastile, dhe s’më erdhi mirë. Duhet ruajtur i dashuri në në ditët e sotme se ta marrin”, u shpreh ajo plot sinqeritet.