Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” vijojnë të shtohen. Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Selit dhe Rogertit, ku të dy shkëmbyen epitete ndaj njëri-tjetrit.
Rogerti e ka quajtur disa herë Selin “Barbie”, ndërsa ajo i është përgjigjur duke e quajtur “bukurosh”. Kjo fjalë, duket se nuk i ka pëlqyer Rogertit, i cili reagoi menjëherë duke i kërkuar Selit të mos i drejtohej më në këtë mënyrë.
Ai theksoi se është i martuar dhe se nuk dëshiron që deklarata të tilla, ku ai është shprehur “mos me thuaj mua bukurosh se nuk jam beqar”.
Pjesë nga debati:
Rogerti: Kunata ka filluar me Kristin prapë, kujdes me princin e zi, të kam thënë 100 herë.
Selin: Bukurosh, merr frymë thellë
Rogerti: Jo bukurosh, mos më thirr mua bukurosh
Selin: Bukurosh
Rogerti: Mos më thuaj mua bukurosh se nuk jam beqar
Selin: O bukurosh
Rogerti: Mos më thirr mua bukurosh me më tërheq vajzat beqare
Selin: Kur të stoposh ti të më thërrasësh Barbie, atëherë unë do stopoj
Rogerti: Thuaj tullumbac, çufo, ça të duash, por jo bukurosh. Nuk dua me më ardhë femrat se jam i martuar dhe i kënaqur.
Selin: Edhe mua Barbie nuk më thua dot se të gjithë e dinë se ça konotacioni ka kur i thua dikujt ashtu
Rogerti: Të lutem mos më thuaj bukurosh, kaq
Selin: Jo bukurosh por super bukurosh. Kështu që bukurosh kthe përgjigje nëse ke kapacitet për të kthyer përgjigje. Nuk e ke, ngelesh bukurosh.
Rogerti: Baby G më ndihmo, se ka konotacion tjetër.



