Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, është përplasur ashpër seancën e sotme me Agron Shehajn.
Kjo, pasi ky i fundit akuzoi kryeministrin Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, për presionin, që sipas tij, i ushtron sistemit të drejtësisë.
Shehaj gjatë fjalës së tij kujtoi dhe arrestimin një vit më parë të kryebashkiakut Erion Veliaj në zyrën e këtij të fundit, çka solli reagimin e Ballës.
Pjesë nga debati:
Taulant Balla: Si the për Erion Veliajn? Si the?
Agron Shehaj: E morën zvarrë nga zyra me 8 akuza për korrupsion dhe e çuan në burg. Do të vijë radha dhe ty.
Taulant Balla: Si thoshte Erioni për ty? Histori suksesi, Goni, na erdhi Goni, na ka hapur, ka ardhur këtu për të sjellë modelin, nuk po shpik. Po i referohem lajmeve publike të një vizite që ministri për Mirëqenien Sociale ka bërë në biznesin e një sipërmarrësi që kishte ardhur.
Burrëria nuk është kusht vetëm të veshësh pantallona, se mund të veshësh pantallona dhe ti.
Për fatin tënd të keq ashtu sikur ke hyrë në këtë sallë në 2017, ta kam thënë shpesh, se ma kanë thënë ata që të sollën, nuk bëhesh dot politikan o Agron duke paguar para për t’u bërë deputet dhe duke bërë bust postimet në Facebook. Ngele këtu, ngele duke paguar lekë ditë për ditë. Shko. Shko.
Agron Shehaj: Janë lekë gjaku
Taulant Balla: S’ke faj se ti lek gjaku i ke se je i vetmi që paguhesh me buxhet shteti. Kam të drejtë Jozefina këtu, mos u nxeh ti se e kisha për Lulin.



