9.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Debati i fortë Efi-Kiara, Qetsori “e di me siguri” se cila prej vajzave gënjen

    Si lider i shtëpisë, Qetsor Ferrunaj propozoi dje që banorët që janë në televotim të bëjnë një bashkëbisedim me pjesën tjetër të shtëpisë.

    Pasi ranë dakord, banorët u ulën në living nga ku nisën të diskutojnë për raportin e Efi Dhedhes me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin.

    Efi u shpreh e zhgënjyer nga sjellja e Kiarës dhe Luizit kundrejt saj.

    Nita Latifi pyeti Kiarën se përse mbështeti Luizin kur ai tentoi ti kthente gjithë banorët kundër Efit.

    Kiara tha se në momentin që Efi kërkoi që ajo mos t’i afrohet e nuk do ta shohë më as me sy, ajo nuk ka më punë me të.

    Por Efi u shpreh se Kiara  ka nisur lojën e saj me të që jashtë shtëpisë, pasi pa hyrë ende ato kishin folur dhe kishin qëndruar bashkë, e Kiara nuk i kishte thënë asgjë për hatërmbetjen e saj.

    Lidhur me këtë, Qetsori në një bisedë vetëm me Nitën, është shprehur se “Efi gënjen”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit