Avokati Besnik Muçi, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, arrestimin e avokatit Ulian Bajrami në Elbasan, me dyshimin se kërcënoi prokurorin, u shpreh se sekuestrimi i celularit të avokatit është shkelje e hapur e ligjit. Muçi tha se avokati ka imunitet në sallën e gjyqit dhe tha me humor, se avokatët bashkë me deputetin dhe budallain, nuk mban përgjegjësi për ato që thotë.
“Nëse është sekuestruar celulari është shkelje e hapur e ligjit. Nuk mund të sekuesterohet celulari pa praninë e kryetarit të Dhomës së avokatisë së Elbasanit. Roli i avokatit sipas Kodit të Procedurës Penale është i barabartë me atë të gjyqtarit.
Edhe atë çka dashur të thotë apo të mos thotë, aty nuk ka kallëzim, por dikush ka njoftuar sallën operative dhe pse nuk ka kanosje. Kemi patur raste kur kemi konstatuar ndalime të paligjshme dhe tani kemi lirim, por prokuroria nuk shprehet.
Këtu ka probleme shumë të rënda. Deputeti, avokati dhe budallai nuk mbajnë përgjegjësi për atë që thonë. Nuk mban përgjegjësi se çfarë thotë në sallë të gjyqit.
Avokati ka imunitet në sallën e gjyqit”- tha Muçi.