5.5 C
Tirana
E enjte, 8 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Deklarata e fortë e Dea Vierit për vajzat e showbiz-it, çfarë vunë re fansat te postimet e saj?!

    Dea Vieri ishte e ftuar në emisionin Wake Up, ku ka prekur një temë që rrallë diskutohet hapur, por që qarkullon shpesh në biseda private: raportin mes ekspozimit në rrjetet sociale dhe kufijve personalë. Ajo theksoi se jo çdo figurë publike ka detyrimin të ndajë çdo aspekt të jetës së saj private me publikun.

    Fokusi i diskutimit u ndal te vajzat e showbizit shqiptar dhe zgjedhja e tyre për ta mbajtur jetën sentimentale larg syrit të publikut. Në këtë kontekst, Dea bëri një deklaratë ironike që menjëherë ngjalli reagime dhe u komentua gjerësisht:

    “Shumica e vajzave shqiptare nuk i publikojnë në rrjetet sociale të dashurit e vet, sepse (Zot më fal), por i dashuri i vet kërkohet nga Interpoli. Tani, atë tjetrin e kërkon Interpoli dhe ajo ta postojë në Instagram?!… Nuk bën sens.”

    Deklarata e saj, megjithëse me nota humori dhe ironie, solli në vëmendje një realitet për të cilin shpesh aludohet, por rrallë thuhet hapur.

    Ironikisht, ndërsa flet për arsyet pse shumë vajza të njohura zgjedhin të mos ekspozojnë partnerët në rrjete sociale, edhe vetë Dea Vieri është shembull i kësaj qasjeje, shkruan pamfleti.net, i cili veren se në profilin e saj në Instagram shihen udhëtime luksoze, destinacione ekzotike dhe momente të kuruara deri në detaj, por personi që mund ta shoqërojë në këto përvoja mbetet gjithmonë jashtë kornizës dhe nuk ka asnjë foto, asnjë video dhe asnjë detaj që të zbulojë jetën e saj sentimentale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit