17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Deklarata e fortë: Olldashi është vrarë për arsye të brendshme të PD, Berisha takime të fshehta nga SHBA me Bullatoviç

    Në përkujtimin e 27 vjetorit të masakrës së Srebenicës, ka folur analisti Frrok Çupi rreth gjendjes së Shqipërisë aso kohe dhe sesi u prit nga vendi dhe qeveria aso kohe.

    Teksa përmendi se media ishte e cunguar, Çupi shprehet se qeveria, pavarësisht nga shkrimet e mediave bënte çfarë të donte. Dhe sipas analistit, qeveria e Shqipërisë aso kohe ka ndikuar në arenën e luftës, pasi sipas tij armët e nafta e furnizuar janë bërë nga Presidenti i kohës, Sali Berisha.

    Frroku tregoi se Berisha kishte kryer të gjitha bisedimet me krahun e djathtë të Millosheviçit, Momir Bulatoviç.

    “Ishte momente që ne shikonim dhe lexonim lajme shumë tronditëse nga Ballkani. Nga viti 94 nisi lufta që nuk e prisnim dhe kulmoi me Srebenicën. Në Bosnje ndodhi që u përqendrua e tërë beteja kundër perëndimit.

    Këtu situata nuk është lexuar me notat e sakta, të vërteta. Zëri i medias ishte një shkretëtirë sepse ishte situata mes qeverisë dhe medias, sepse situata mes qeverisë dhe medias ishte, fol ça të duash se do bëj ça të dua. Shqipëria ka pasur rolin vendimtar të luftërave kundër viktimave. Në Shqipëri janë transportuar mijëra ton naftë, nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosovë. Nafta ishte sigurisht për Bullatoviçin dhe Millosheviçit. Bullotoviçi ka zhvilluar të gjitha bisedimet me presidentin e aso kohe, Sali Berisha zyrtare por e fshehur nga Amerika por më vonë dolën. U krijua një firmë ose sipërmarrje e partisë demokratike, Shqiponja, ku Berisha dhe gjithë ministrat e tij i kishte angazhuar në kupolën mafioz. Në 96 u bllokua kontrabanda e parave. Gjithë ajo pasuri ishte në xhepat e partisë demokratike.” – tha Çupi në Report tv.

    Sipas Çupit mbyllja e sipërmarrjes ‘Shqiponja’ e iniciuar nga Berisha së bashku me ministrat e tij vijoi me një rënie të Shqipërisë së ‘kapluar’ nga krimi i kontrabandës ku shkaktar ishte Berisha. Një tjetër krim që duhej hetuar janë vrasjet e Remzi Hoxhës por edhe të Sokol Olldashit, i cili sipas tij është vrarë nga situatat e brendshme të PD-së.

    “Viti 96 ku shteti ra në krimin e  zgjedhjeve dhe të vetëvrasjeve, ishte rrugë shumë e natyrshme sepse shteti kishte rënë në krimin e kontrabandës ku jepej nafta në Serbi dhe Kosovë. Këto janë vrarë të gjithë me armët e Shqipërisë dhe furnizimit të Shqipërisë. Ajo është një krim, Berisha ka kryer krim. Do duheshin shumë gjykata shumë dosje voluminoze për atë krim makabër. Remzi Hoxha u vra sepse zbuloi që Berisha takohej me Millosheviçin dhe Arkanin dhe u zhduk gazetari që kishte këtë informacion, Ali Uka u vra në shtëpinë e tij, siç u vra dhe Sokol Olldashi. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër, Olladshi është vrarë për arsyen e brendshme të Partisë Demokratike. Kjo është Srebrenica, mallkimi i madh i kriminelëve të fundit në Shqipëri. Qeveria e asaj kohe me rajonin.”– tha Çupi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit