31.5 C
Tirana
E diel, 3 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Deklaroi se është gay duke trazuar rrjetin: Iker Casillas sqaron deklaratën!

    Iker Casillas, ish-portieri i kombëtares së Spanjës dhe Real Madrid, nuk është gay! Deklarata e tij në Tëitter që zuri titujt kryesorë të portaleve, në fakt nuk ka qenë e bërë prej tij. Ish-futbollisti thotë se llogaria e tij e Tëitter-it ishte vjedhur.

    “Llogaria ime ishte hacker-ar. Fatmirësisht gjithçka tani është ok. I kërkoj ndjesë gjithë ndjekësve të mi dhe akoma më shumë ndjesë komunitetit LGBT.”

    Në statusin që më vonë u fshi, supozohej se Iker shkruante:

    “Shpresoj të më respektoni: Jam gay”, shkroi ai dhe shumë fansa dhe kolegë e mirëpritën guximin dhe deklaratën e tij.

    41-vjeçari ka bërë histori një ndër portierët më të mirë dhe ka fituar 19 kupa në karrierën e tij.

    Ish-portieri u nda nga bashkëshortja e tij, Sara Carbonero, modele dhe moderatore në vitin 2021.

    Megjithëse pranuan se rrugët e tyre u ndanë, ata premtuan se do të vazhdonin të qëndronin të afërt për të mirën e 2 fëmijëve që kanë bashkë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit