9.5 C
Tirana
E martë, 21 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Dekorata për të tërë: Ilir Meta i jep medalje edhe Dervish Aliut, që ka luftuar turqit në periudhën osmane

    Presidenti Ilir Meta para se të përfundojë mandatin, ka nisur të shpërndajë dekorata pafund.

    Së fundmi ai ka dekoruar një figurë të periudhës osmane.

    Meta dekoroi me urdhërin “Naim Frashëri” kapedanin e Dukatit, Dervish Aliu, në një ceremoni me pjesëmarrjen e pasardhësve të tij.

    Motivacion është pjesëmarrja e tij aktive në qëndresën antiosmane në gjithë krahinën e jugut.

    “Dervish Aliu, i arsimuar në “Zosimenë” e Janinës, u kthye në Dukat për të mbajtur shtëpinë pas vrasjes së të atit. Dervishi i Dukatit, së bashku me Rrapo Hekalin dhe Tafil Buzin, udhëhoqën kryengritjet fshatare kundër reformës së Tanzimatit.

    Emri i tij gjendet dhe në një letër të krerëve të Besëlidhjes Shqiptare, 1847, ku i kërkohej ndihmë mbretit Oton të Greqisë. Kryengritja fshatare, e cila kishte përfshirë të gjithë trojet shqiptare kundër sistemit të ri të administrimit dhe taksimit të kërkuar nga Perandoria Osmane, u shtyp.

    Pas shpartallimit të forcave të kryengritësve, Dervish Aliu u arrestua dhe u burgos në kalanë e Gjirokastrës, duke u internuar më pas në Tersanë e Stambollit.

    Me ndërhyrjen e konsullit francez në Stamboll, Dervish Aliu lirohet dhe vjen me ndihmën e varkëtarëve himariotë në Karaburun.

    Në dhjetor të vitit 1851, Dervish Aliu u thirr në Vlorë për një marrëveshje me Turqinë. Bejlerët turkomanë të Vlorës e helmuan pabesisht në kafene. Varri i tij sot është në qytetin bregdetar”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit