3.5 C
Tirana
E diel, 17 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Del dokumenti, vetë Bledi Çuçi ka biznes skafesh? Reagon ministri

    Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një dokument pronësie të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

    Me anë të një postimi në Facebook, Tomorri shkruan se dokumenti tregon se Çuçi është pronar i subjektit ‘Albanian Sailing Club’. Në këtë biznes, Çuçi zotëron mjete që jepen për lundrim për turistët.

    Ndërkohë që Tomorri ka ironizuar skafin me të cilin polici Arjan Tase vrau 7-vjeçaren Jonada Avdia.

    “Skafisti i brendshëm. Tek ky bordi ka dhe persona me background problematik.

    Kolegët e ministrit d.m.th. 

    Edhe ju thoni nga u buron policeve dashuria për skafin,” shkruan ai.

    Por Çuçi ka reaguar duke e mohuar këtë gjë.

    “Ka një përpjekje për të prodhuar fakte që të ilustrojnë akuzat e gatshme të Sali Berishës ndaj meje pas tragjedisë së fundit në Himarë.

    Për respekt të opinionit publik, që me të drejtë është i ngarkuar nga tragjedia e vajzës 7-vjeçare dhe dhimbja e familjes së saj, dua të sqaroj se sajesat me emrin tim dhe një shoqatë velierash sportive që kam krijuar me miq pasionantë të tyre, nuk kanë lidhje me asnjë biznes dhe aq më tepër me skafe apo gomone.

    I hedh poshtë me neveri këto sajesa, pasi duan të keqpërdorin në mënyrë të neveritshme këtë ngjarje tragjike, për ta mbajtur gjallë për hallet e tyre politike.

    Gjatë këtyre ditëve të rënda për çdo shqiptar, por veçanërisht për familjen e vajzës dhe për ne që jemi përgjegjës për sigurinë e jetës së tyre, jam përpjekur të flas me veprime konkrete kundër fajtorëve të asaj tragjedie, të cilët tani janë para drejtësisë, përfshirë gjithashtu dhe të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare Vlorë.

    Mendoj se kjo është rruga e duhur për të respektuar dhimbjen e familjes së vajzës dhe të afërmve të saj.

    Rruga për t’u përballur me baltën e Sali Berishës është 30- vjeçare dhe nuk më sfidon. Thjesht e kemi detyrim ndaj shqiptarëve të ndajmë fatin e Shqipërisë nga fati dhe balta e tij”, shkruan ai.

    Kujtojmë se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kishte një patentë për skafet. Në atë kohë pati denoncime se ai e ka marrë patentën në mënyrë të parregullt.

    Image

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit