9.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Del VIDEO kur Kejvina godet me shuplakë Luizin gjatë spektaklit

    Ditën e sotme është publikuar në rrjet momenti kur modelja Kejvina Kthella ka gjuajtur me shpullë gjatë spektaklit ” Prime”  banorin tjetër të shtëpisë, Luiz Ejllin.

    Në videon e publikuar shihet teksa Kejvina është duke i bërtitur Luizit dhe në një moment ajo çohet dhe godet me shpullë këngëtarin.

    Pamjet e transmetuara janë mjaft të rënda dhe mbrëmjen e sotme pritet një vendim nga produksioni.

    Ndërkohë, ditën e djeshme modelja është bërë sërish protagoniste ku në asnjë moment nuk ka shprehur pendim për shpullën e dhënë Luizit, madje-madje ajo tha ”ai meriton nga një shpullë çdo mëngjes”.

    Sikur të mos mjaftonin debatet, shpulla e Kejvinës ndaj Luizit dje u bë virale një bisedë ku Amosi përshkruante si do ta dënonte ai Luizin.

    Kristi: Çfarë do t’i bëje? Do ta vrisje?

    Amos: Jo, nuk do ta vrisja. E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…”, ishte biseda e dy banorëve brenda shtëpisë, e cila përveç revoltës së qytetarëve ka sjellë dhe reagimin e fortë të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit