20.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Demokrati i famshëm i propozon Alfred Çakon, Berishës, si kandidat për Tiranën: Vetëm me këtë fitojmë…

    Demokrati i famshëm Ilir Vrenozi, i ka bërë një propozim Sali Berishës, nëse mbahen zgjedhje të parakohshme në Tiranë.

    Ai thotë se kandidati i PD-së duhet të jetë Alfred Çako.

    “Doktor Berisha ne qofte se do kete zgjedhje per Bashkine e Tiranes ne shtator, une mendoj  se Ish-deputeti i Ballit Kombëtar, Alfred Çako eshte figura e vetme per kandidat per kryetar Bashkie ne Tirane dhe qe mund te shpresojme te mundim “ushtrine” e Rames.

    Cako merr vota gri edhe te majta, po eshte e vetmja figure qe mund te bejme diçka.

    Ssnje figure tjeter nuk mund te thyeje akullin e rilindasve per momentin..

    Mendoje seriozisht doktor…

    Eshte thjesht mendimi im personal, me shpirt e zemer”, shkruan ai.

    PD në fakt, është në hall, nëse mbahen vërtet zgjedhje të parakohshme në Tiranë, dhe ndaj nuk e përmendin fare këtë argument.

    Kjo, pasi do të përballeshin me një tjetër humbje të rëndë.

    Jo më kot Andi Bushati i këshilloi që të mos marrin fare pjesë në zgjedhje, nëse do të kemi të tilla.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit