11.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Demokrati me shishen e rakisë në takimin e Berishës: Basha na bëri kakën në mes të shtëpisë, po shkoi Rama në xhenet, unë le të digjem në xhenem

    Një demokrat nga Berati gjatë aktivitetit që Berisha zhvilloi në kuadër të zgjedhjeve për kreun e PD, nxori nga xhepi një shishe me raki. Ai iu drejtua Berishës si dollibash, duke i kërkuar që ta prijnë drejt fitores.

    Po ashtu, ai ironizoi ish kryetarin e PD, Lulzim Basha duke thënë se kapitulli i tij është i mbyllur dhe ajo që duhet të bëjnë tani është  të merren me ringritjen e Partisë Demokratike.

    Demokrati në Berat: Nuk duhet ta përmendim më Bashën, ai është kapitull i mbyllur. Për mua Basha është një fëmijë i edukuar, sepse ai lajmëroi kaka kaka, por ne nuk e nxorëm jashtë dhe na i bëri në mes të shtëpisë. Ne do merremi me ringritjen e PD.

    Ke një amanet nga mua, kur të shkosh në Parlament do ti thuash Ramës të bisedojë me stafin e botës së përtejme nëse ata kanë ndërmend që mua të më shpërblejnë me xhenet dhe atje është Edi Rama, le të më çojnë në xhenem mua.

    Tani Doktor, të gjithë ata që me denigruan unë nuk jam pijanec Berati. Të kam gjetur dollibash, duhet të na prish përpara drejt fitores dhe kastile e mora kete shishe.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit