Sali Berisha ishte në qytetin e Kukësit këtë të hënë, ku zhvilloi takime në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të PD, ku ai garon përballë Ibsen Elezit.
Në takim, një demokrat i moshuar i shpalli dashurinë Berishës.
Ai i tha Berishës se atë e thërrasin Muharrem Berisha, pasi e ka në zemër ish-kryeministrin.
“Pa ty nuk kemi për të ecur përpara. Kam dy thirrje për ty, të shkojë në parlamenti gjenocidi në Kosovë dhe gjenocidi në Lumë. Këta janë komunistë të betuar. Prandaj unë di shumë me fol, por kaq. Jemi shumë krenarë.
Edhe diçka, unë të thashë që jam Muharrem Nërguti, por shumica më thërrasin Muharrem Berisha. Të kam në zemër, prandaj na priftë e mbara dhe deri në vdekja jemi me ty Sali Berisha”, tha demokrati.