15.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Denoncimi i fortë i gazetarit: Dy kompanitë IUTE Credit dhe Kredo.al po grabisin shqiptarët

    Nga Mentor Kikia

    Shumë njerëz, për nevoja të ngutshme financiare, u drejtohen shoqatave të mikrokredive. Ato nuk kërkojnë asnjë lloj garancie, as kolateral, nuk kanë burokraci, ta japin kredinë vetëm me një ID, madje edhe përmes telefonit, pa qenë fare prezent….

    Por kjo nuk është parajsa. Pikërisht këtu fillon mashtrimi. Të joshur nga këto procedura të shpejta, njerëzit vrapojnë të mbarojnë punë, pa e ditur se kanë hapur telashe. Përveçse përballen me interesa më të mëdha se ato të premtuara, shumë njerëz, në kushtet e pamundësisë për të paguar në kohë, përballen kamatëvonesa të tmerrshme. Duke shfrytëzuar mjerimin dhe nevojën, këto agjenci i fusin njerëzit e varfër ne një kurth financiar skllavërues, nga e cili nuk dalin dot.

    “Këto kredi mbartin komisione dhe tarifa të fshehura, si dhe norma të larta interesi, të cilat mund të arrijnë deri në 800 përqind. Shumë huamarrës kuptojnë se ata nuk mund ta paguajnë huanë aq shpejt sa kishin menduar, duke i futur disa prej tyre në një cikël dërrmues të rritjes së borxhit që ata kurrë nuk do mund të jenë në gjendje ta paguajnë – shkruan NewsBomb ne nje denoncim te sajin ndaj dy kompanive, “Iute Credit” dhe “Kredo.al”

    Nje qytetar më shkruante që ta bëj publik këtë shqetësim.

    “Kredia ime nga 900 mijë lekë të vjetra ka shkuar 4 milion. Një ish kolegun tim nga 2 milion në 9 milion. Pastaj këta ua shesin kredinë kompanive që mbledhin borxhet dhe ata s’pyesin as për gjyqe. Të bllokojnë llogarinë e pagës, të lënë pa bukë…”

    Natyrisht, kredia e marrë duhet paguar dhe vonesat paguhet gjithashtu.

    Por këta njerëz nuk kanë qenë fare të informuar për sanksionet, ata janë joshur të marrin kredi pikërisht nga procedurat e shpejta. Dhe mesa duket edhe këto agjensi shfrytëzojnë pikërisht nevojat e ngutshme dhe nivelin e ulët të informimit të kësaj shtrese.

    Bëra disa kërkime për këto agjensi dhe shikoj që media ka denoncuar dhjetëra e dhjetëra raste.

    Për shkak të këtyre lehtësirave punonjësja e një prej këtyre agjensie, “IuteCredit”, në Fier, firmoste kredi në emër të njerëzve të cilët nuk dinin gjë fare se kishin marrë kredi. Në Tiranë një infermiere u merre kartat ID pacientëve dhe merrte kredi në këto punishte, ne emër të tyre.

    Një prej këtyre agjensive, “IuteCredit”, me origjinë estoneze, është dëbuar nga qeveria e Kosovës në vitin 2019, për mashtrime ndaj qytetarwve dhe cenim tw sigurisë kombëtare, dhe kishte shantazhuar se do të lobonte që Estonia të tërhiqte njohjen e shtetit të Kosovës!!!!.

    Dhe nga Kosova kishte bërë vend në Shqipëri.

    Ndërsa shikoja këtë mori denoncimesh, pyetja që shtrohet është: Përse hesht qeveria jonë, përse hesht Banka jonë Qendrore ndaj këtyre abuzimeve skandaloze me qytetarët. Media madje ka hedhur dyshime edhe për një operacion pastrimi parash nga oligarkë rusë përmes këtij rrjeti.

    Edhe në vitet 1994- 1996 shqiptarët vetë i futën paratë me fajde, por qeveria kishte përgjegjësi dhe nga mos-ushtrimi i asaj përgjegjësie ndodhi ajo që ndodhi.

    Shqiptarë, mos u joshni nga mashtruesit. Askush nuk ka dalë për bamirësi. E pamë bamirësinë e Xhaferrit, Sudes, Gjallicës e Vefës. Mbroni veten, derisa ende nuk keni një shtet që t’ju mbrojë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit