2.5 C
Tirana
E diel, 14 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Denoncimi i paprecedent i Erion Braçes: Ky qytet është aluçinant, nuk ka mundësi. Kanë nxjerrë në shitje lulishten

    Deputeti socialist Erion Braçe, ka denoncuar një ngjarje të paprecedentë.

    Ai thotë se dikush ka nxjerrë në shitje lulishten e vetme që ndodhet tek “1 Maji”.

    “Ky qytet eshte alucinant, nuk ka mundesi;

    Ky ka nxjerre ne shitje lulishten-shiheni!

    Lulishtja e vetme tek “1 maji” dhe nje nga dy lulishtet qe kane mbetur ne njesine 5, ka dale ne shitje-e shet ky numri ne tabele!

    Per ate zot isha mire ne fshat, atje kishte parashikueshmeri;

    Ketu cdo gje eshte e paparashikueshme, casti sjell gjithcka qe ti nuk e pret- shitet lulishtja, eshte vene dje pasdite, ne mengjes kur kalova nuk ishte.

    Doni me?

    Ne Njësinë 5 ka ngelur dhe lulishtja ne krah te presidentit, pas saj nuk ka me!

    I ftoj te gjithe banoret e lagjes dhe lagjeve rreth 1 Majit te bejme pelegrinazh neser dhe ta qajme me shume se shiu sot!

    Jane te ftuara institucione dhe media”, shkruan ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit