10.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Sa milionë rubla mori PD?!” – Taulant Balla publikon DOKUMENTET dhe FOTON e politikanit të lartë rus me Berishën

    Sali Berisha është takuar në zyrën e tij kur ishte kryeministër i Shqipërisë me njeriun e afërt të Vladimir Putinit.

    Bëhet fjalë as më pak e as më shumë por për kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore Ruse Kontantin Kosachev. i cili ka qenë dhe një nga sponsorët e rezolutës famëkeqe të Dick Marty-t.

    Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një postim të tij publikon këtë fakt.

    Postimi i Ballës

    TRADHËTIA KA EMËR!

    Më 17 Dhjetor 2010, Sali Berisha është takuar në godinën e Kryeministrisë në Tiranë me të besuarin e Vladimir Putinit, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore Ruse Kontantin Kosachev.Konstantin Kosachev ishte inicijuesi i mocionit për rezolutë, prej ku më pas u hartua një raport e në fund Rezoluta 1782 (2011) e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”.

    Sali Berisha u takua me Kosachev në Tiranë vetëm 37 ditë para votimit në Strasburg të Rezolutës së Këshillit të Europës bazuar në një raport rë sajuar, mbështetur dhe sponsorizuar haptazi nga Kremlini.

    Pse erdhi në Tiranë i besuari i Putinit vetëm një muaj para votimit të Rezolutës? Si dhe sa e shiti Sali Berisha votën dhe heshtjen e Qeverisë shqiptare asokohe ndaj kësaj Rezolute?

    Si hyri Partia Demokratike në bordoronë e Kremlinit pas këtij takimi dhe sa milionë rubla janë transferuar në llogaritë apo në interes të Sali Berishës?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit