18.5 C
Tirana
E diel, 11 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Denoncimi: Zv.ministrja e Arsimit fiton tenderin miliona lekë nga Ministria e Mbrojtjes, për blerje gozhdash dhe kaçavida

    majmë dhe pa garë nga Ministria e Mbrojtjes, për blerjen e gozhdave dhe kaçavidave.

    Sipas denoncimit, bëhet fjalë për një tender të shpallur më datë 3 korrik të këtij viti për “Blerje materiale për xhenion”, që i ka kushtuar buxhetit të shtetit 64 milionë lekë të vjetra, dhe zv.ministrja Tole rezulton aksionere në këtë kompani.

    Zëdhënësja e grupit të Rithemelimit, Genta Vangjeli në një dalje për mediat deklaroi se tenderi në fjalë është bërë pa garë, duke shtuar se fituesi ka qenë i paracaktuar. Ajo tha se Ministria e Mbrojtjes me veprimet e saj krijon kushte për të dyshuar se konkurrenca ngushtohet në mënyrë artificiale në kundërshti me ligjin për prokurimin publik, ndërsa përballë është Albana Tole, zëvendësministre e Arsimit. Kjo e fundit është emëruar në këtë detyrë më 3 nëntor të vitit 2021.

    Nga kërkimet në QKB për shoqërinë “Tirana Due shpk”, rezulton se zëvendësministrja është aksionere në masën 15%, ndërkohë që babai i saj disponon 70% të aksioneve dhe e motra, 15%. Kontrata në fjalë, sipas tenderit të bërë publike edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik, mbaron më 31 dhjetor të këtij viti.

    Tenderi i Ministrisë së Mbrojtjes

    Tenderin me objekt “Blerje materiale për xhenion (elemente për ura Bailey)”, është publikuar më datë 3 korrik në sistemin e Agjencisë së Prokurimeve Publike. Sikurse shihet në dokumentet, me fondin në fjalë po blihen materiale për të ndërtuar ura metalike, konkretisht: shufra, kaçavida, gozhdë e të tjera, ndërsa është planifikuar që të shpenzohen 666 milionë lekë. Siç sqarohet në dokument, ofertë për këtë tender kanë paraqitur vetëm bashkimi i operatorëve “TIRANA DUE shpk” dhe “3A – PROFILE” shpk. Oferta e tyre ishte në nivelet e 64.342 milionë lekë, pra sa gati 90% e fondit limit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit