Kryeministri Edi Rama është ngritur të prezantojë buxhetin për vitin e ardhshëm në Parlament, por deputetët e opozitës zgjodhën të ngrihen dhe t’i kthejnë kurrizin, në shenjë proteste kundër tij. “Më mirë shpina se sa fytyra juaj”, u tha Rama deputetëve opozitarë.
Më pas ai iu drejtua deputetit të PD, Flamur Noka.
“Dëgjova që akuzove kryetarin e Kuvendit (Niko Peleshin) për besnikëri të verbër ndaj kryetarit të partisë. Për këtë ty nuk ta merr kush. Madje duhet të quhesh Besnik Falmur Noka”, i tha Rama.
“Në Shqipëri krahasohesh vetëm me Shefqet Peçin, ndërsa në botë je “rrotë më rrotë” me Lei Feng”.
Në këtë moment, Flamur Noka u kthye dhe iu përgjigj: “Më mirë me Lei Feng se sa me Escobar-in”.



