Arjan Ndoja ka folur për herë të parë në lidhje me atentatin e bërë ndaj tij më 1 nëntor të 2019, në zonën e njohur si “mbikalimi i Shkozetit”, duke hedhur poshtë pretendimet se ngjarja është realizuar nga nxitje politike nga “kundërshtarët”.
“Nuk ka nxitje politika që t’i thotë dilni e qëlloni me armë sepse reagimi im do ishte personal ndaj Edi Ramës dhe familjes së tij. Por ju e keni parë vetë që figura e një figure të lartë përmendet në Parlament zakonisht është precedent ose përfundon në burg ose e pikasin” u shpreh Ndoja në intervistën e dhënë për Dekalog, në Dritare.Tv
Në fjalën e tij Ndoja nënvizoi se atentati ishte lëvizje e gabuar sepse iu mor jeta një të riu i cili nuk kishte lidhje fare me ngjarje konfliktuale pasi ai ishte vetëm shofer dhe jo person që kishte konflikte.
Më tej ish-prokurori i Durrësit shtoi se nëse dikush do e kishte personale me atë ose personin që udhëtonte me të, Aleksandër Lahon, duhet t’i kshin shënjestruar në një ditë tjetër kur ata të ishin vetëm.
Ndoja nënvizoi se në këtë atentat humbi jetën i pafajshmi Andi Maloku, një person me një jetë normale dhe pa konflikte.
“Fatkeqësi e jashtëzakonshme sepse iku një djalë 23 vjeç. Çfarëdo që të kishin pasur njerëzit, unë kam dalë përditë e nuk kam frikë asnjë njeri sepse nuk i kam borxh njeriut” tha Ndoja.
Kujtojmë që më 1 nëntor 2019, automjeti ku po udhëtonin Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho (alias Landi Muharremi) u qëllua me breshëri kallashnikovi te mbikalimi i Shkozetit. Ndoja dhe Laho arritën t’i shpëtonin vdekjes, ndërsa shoferi Maloku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda në datën 7 nëntor.
Rrëfimi i Arjan Ndojës:
Sa kisha mbaruar punën, mora pjesë në një drekë me miqtë e mi, ishte dhe një person i tretë i panjohur për mua se ishte mik i atyre. Personi që ka qenë me mua Aleksandër Laho se kështu e njohin ata. E mora në makinë për të bërë muhabet meqë kishte rrugën për në Sukth, e njoh se e kam pasur klient prej vitesh.
Kemi qenë duke ecur me 60-70 në orë, kur afër mbikalimi të Shkozetit u gjendëm nën breshëri plumbash. Makina pastaj ka dalë nga rrruga dhe devijoi djathtas. U plagosëm të tre, por fatkeqëisht shoferi pas disa ditësh nuk arriti të mbijetonte për shkak të trombo-embolisë në mushkëri. Fatkeqësi e jashtëzakonshme sepse iku një djalë 23 vjeç. Çfarëdo që të kishin pasur njerëzit, unë kam dalë përditë e nuk kam frikë asnjë njeri sepse nuk i kam borxh njeriut.



