20.5 C
Tirana
E premte, 9 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Deputeti i PD shprehet i gatshëm për të luftuar në Kosovë: Jam i pari që marr armët

    Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani është shprehur i gatshëm për të shkuar për të luftuar në Kosovë, nëse do të jetë nevoja.

    Duke folur nga foltorja e Kuvendit, ai deklaroi se Shqipëria duhet të mbajë një qëndrim zyrtar dhe të dënojë dhunën e ushtruar nga ana e grupeve kriminale në veri të Kosovës.

    “Nëse do jetë nevoja, unë jam i pari që marr armët. Ne kuksianët i kemi marrë armët gjatë luftës së Kosovës ku janë vrarë disa të rinj tanët. Kemi pritur mbi 500 mijë shqiptarë të Kosovës gjatë luftës. Po zotëri, unë e marr armën për të luftuar për Kosovën.

    Unë kam kërkuar të dalim me rezolutë për të dënuar dhunën e ushtruar nga paramilitarët serbë ndaj zyrtarëve të Kosovës. Duhet të bëjmë një përpjekje dhe të mbajmë qëndrimin tonë. Nuk po analizojmë qëndrimin e Albin Kurtit por kërkojmë që kryeministri ynë mos të bëjë platforma paçavurre. Prandaj të dalim me një rezolutë të dënojmë dhunën e ushtruar në Kosovë nga grupet kriminale”– tha Dogjani.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit