6.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Deputeti i PS: Qytetarët e Durrësit nuk janë të denjë për apartamentet që do të ndërtojë Alabbar

    Projekti me shumë dritë-hije i Portit të Durrësit ka disa ditë që është në qendër të vëmendjes mediatike, pasi gazetarët kanë denoncuar faljen e 820 mijë metër katror truall shtetëror për rezidenca, kulla e hotele dhe kanë ngritur dyshimet se pas këtij projekti qëndron afera më e madhe korruptive në historinë e Shqipërisë.

    Kjo temë është diskutuar edhe mbrëmjen e djeshme në emisionin “Pa Protokoll”, ku ka patur një debat të ashpër mes të ftuarve.

    Deputeti i PS-së, Alban Xhelili ka deklaruar se qytetarët e Durrësit nuk janë të denjë për të jetuar tek aprtamentet e “Marinas” që do të ndërtojë Alabbar në qytetin bregdetar. Sipas tij, aty do të kushtojë 500 mijë euro një apartament.

    Debati:

    Igli Cara: Me 33% na takojnë goxha. Ti marrim këto 4 mijë apartamente dhe të bëjmë një dhurim për familjet e reja.

    Alban Xhelili: Ti do ishe dakord që të faleshin në një zonë të tillë që është zonë krenarie për qytetin e Durrësit. Për familjet e pastreha…

    Bledian Koka: Pse ç’kanë?

    Alban Xhelili: Për to do bëjmë një qytet

    Bledian Koka: Pse nuk janë të denja për Marinën, do i çoni në “getto”? Këtë vlerësim ke për qytetarët e tu?

    Alban Xhelili: Ata qytetarë i mendoj përditë. Ofendohen kur të dëgjoj ty. As ti edhe unë nuk jemi të denjë për të qenë tek Marina.

    Bledian Koka: Po normale se jam i ndershëm, ju i ndani qytetarët. Këtë do ta nxjerr unë nesër, të shohin ç’mendon ke për qytetarët e tu. Ti the që qytetarët e Durrësit nuk janë të denjë për Marinën…

    Alban Xhelili: Po nuk i fusim dot.

    Bledian Koka: Pse?

    Alban Xhelili: Sepse vlen 500 mijë euro një ndërtesë

    Bledian Koka: Po është toka e tyre more

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit