27.5 C
Tirana
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Deputeti me kobure i PD shpërthen ndaj ish-kryeministrit britanik: Ky kokëpalari shpalli non grata Berishën

    Deputeti me kobure i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka shpërthyer ndaj ish-kryeministrit britanik Boris Johnson, pas një shkrimi të “The Guardian” për këtë të fundit, në të cilin aludohet se ai mund të jetë përfshirë në një aferë korruptive.

    “Ky kokëpakrehuri, sot është nën hetim në Britani!

    Akuzohet për “shfrytëzim të postit të Kryeministrit” për të krijuar kontakte personale dhe përfitime në biznesin privat dhe pagesa shtetërore njerëzve të tij të afërt, pas lënies së detyrës.

    Këtë të fundit, duket se e ka realizuar duke vjedhur paret e fondit për ish-kryeministrat, duke i keqpërdorur për të paguar “staf” që punonte për biznesin e tij privat.

    Biznesi privat, ka lulëzuar aq shumë sapo e përzunë nga zyra kolegët e tij të partisë, saqë ka habitur edhe median që “rrëmoi” ca nëpër letra…

    Periudha gjatë së cilës i ka kryer këto vjedhje e delenxhillëqe, është fiks ditët e fundit të tij në zyrë në 2022, pikërisht kur po firmoste aktin e shpalljes “non grata” të Sali Berishës  “për korrupsion dhe shfrytëzim posti për të pasuruar veten dhe njerëzit e tij të afërt”…(?!)

    Pas Anthony Blinken &co, ky është i fundmi në radhën e maskarenjve të korruptuar që akuzuan Sali Berishën për… korrupsion…

    “Zoti nuk është mace me të gërric”!

    Populli

    KAQ”, thotë Strazimiri, që është bërë i famshëm kur doli me kobure në brez gjatë një proteste kundër parkut të lojërave për fëmijë në Tiranë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit