Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka shkuar në punë me një taxi, pamje e rrallë jo për politikanët shqiptarë.
Siç duket edhe nga fotot e kapura nga paparazzi i Panorama, deputeti i qarkut Fier Ismet Beqiraj, ka mbërritur me taksi.
Socialisti duket se ka thyer kështu traditën e të shkuarit në punë me një mjet privat e luksoz, duke e veçuar nga kolegët.