14.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Deputetja e PD-së: Unë nuk gatuaj asnjëherë në shtëpi

    Deputetja e PD-së Ilda Dhori dhe ai i PS-së, Tonin Gogu ishin të ftuar në emisionin “Politikan N’Tigan” në Top News.

    Deputetja demokrate se nuk është ajo që gatuan në shtëpinë e saj. Dhori tha se është me fat, pasi vjehrrin dhe vjehrrën i ka kuzhinierë profesionistë me mbi 30 vite në këtë profesion dhe gatuajnë ata.

    “Kamerat janë kthyer në një pjesë të punës sonë të përditshme, kudo ku jemi në diskutime, çdo gjë është pothuajse publike në praninë e kamerave.

    Personalisht, përveç se jam në një sferë tjetër të aktivitetit të përditshëm, nuk kam ndonjë kompleks me pjesën e kamerave, por kuptohet emocioni është më i madh sepse jam në një fushë të cilën nuk e kam eksploruar shumë.

    Dua të them edhe një sekret që edhe në familje nuk jam unë ajo që gatuaj më së shumti. Kam një fat shumë të madh, sepse prindërit e bashkëshortit tim janë guzhinierë profesionistë dhe kanë bërë këtë profesion që nga viti 1990” – tha Ilda Dhori.

    Ndërsa, deputeti Tonin Gogu, teksa po merrej me pastrimin e kungullit, e konsideroi si shumë të rëndësishme thikën, jo vetëm në kuzhinë, por dhe në politikë.

    “Meqënëse do merremi me thikat, janë një instrument shumë i përdorur në kuzhinë dhe në politikë.” tha Tonin Gogu.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit