Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi u shfaq këtë të martë në mbledhjen e Komisionit për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën së bashku me foshnjën e saj.
Prezenca e saj në Komision me Blinin me vete tërhoqi jo pak vëmendjen e mediave dhe të publikut, pasi i hasën me një pamje e cila mund të themi që është e rrallë për në Shqipëri.
Së fundmi ka folur vetë deputetja duke bërë me dije se vogëlushi i saj është vetëm 38 ditësh dhe se duhet që ta marrë me vete.
“Patjetër që Blini ishte i mirëpritur dhe më vjen mirë që mirëkuptohet mëmësia në hapësirat e Kuvendit, si një detyrë që nuk e shkëpusim dot nga realitetin tonë.
Kishim disa çështje të rëndësishme për të diskutuar sot, Blini mori vëmendjen e tij aq sa duhej, e më pas vijuam dhe u fokusuam në mbledhje.
Blini do vazhdojë të jetë më mua sepse është vetëm 38 ditësh. Deri sa të rritet dhe pak, do ia ‘delegoj nonës’”, tha për “Shqipëria Live”.




