10.5 C
Tirana
E hënë, 24 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Deputetja socialiste: Sot e kalova ditën me gjelat e detit, mezi pres t’i hamë për Vitin e Ri

    Deputetja e Partisë Socialiste, Kiduina Zaka ka kaluar një ditë mjaft interesante, në një fermë plot me gjela deti në Lushnjë.

    Zaka ka shpërndarë në rrjete sociale disa fotografi ndërsa shkruan e ngazëllyer që këto shpendë që i shkojnë aq për shtat traditës lushnjare, njësoj si dhe tryezës për festat e fundvitit.

    Sot pata kënaqësinë të vizitoj fermën e gjelave të detit të Lulezimit. Një emocion i veçantë të rrethohesha nga këto shpendë që i shkojnë aq shumë për shtat traditës lushnjare dhe që çdo fundvit bëhen pjesë e tryezave të familjeve tona si gjela dhe pula deti të cilësisë së parë.

    Jam e lumtur të shoh se puna dhe përkushtimi i fermerëve tanë mbështetet çdo ditë nga programet e qeverisë, si Skema Kombëtare e Bujqësisë, grantet për zgjerimin e fermave, subvencionet për krerë dhe kreditë me interes të ulët që u japin mundësi të rriten dhe modernizohen.

    Fermerët janë zemra e ekonomisë së Lushnjës dhe unë jam këtu për t’i mbështetur në çdo hap”, shkruan deputetja socialiste në rrjete sociale.

    Deputetja e PS: Sot e kalova ditën me gjelat e detit, mezi pres t’i

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit