11.5 C
Tirana
E enjte, 5 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Desada Metaj e punësuar tek AMA për të kontrolluar mediat, nxit urrejtje fetare me faqen e saj

    Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka rënë sërish pre e sulmeve për shkak të besimit të tij të krishterë.

    Së fundmi është faqja VNA.al, e cila ka ironizuar beismin e Nufit.

    “Foto që po dridh Iranin.

    Ministri i ri Mbrojtjes pjesë e bandës muzikore të Kishës Protestante në Tiranë”, shkruan kjo faqe.

    Por kush qendron pas VNA.al?

    Zyrtarisht atë e ka Genc Sejko, një personazh që jeton në Angli, i cili u bë i famshëm për memet e tij.

    Sejko, përveçse memexhi, është i njohur edhe si një mysliman radikal, që bën propagandë anti-izraelite në gjuhën shqipe.

    Por edhe propagandë anti-amerikane dhe anti-shqiptare, pse Shqipëria ka mbeshtetur Izraelin dhe SHBA.

    Por nuk është vetëm ai.

    Në fakt, pronari real i kësaj faqeje, thuhet se është gazetarja Desada Metaj, e njohur për lidhjet e saj me Lulzim Bashën.

    Lidhjet me këtë të fundit bënë që ajo të punësohej edhe në AMA, nga ku, në vend që të merrej me monitorimin e mediave për të mos përhapur urrejtje fetare, vetë bëhet frymëzim me faqen e saj, për të sulmuar dikë për besimin e tij.

    Thjesht dhe vetëm se është ministër dhe nuk i pëlqen dikujt që është i krishterë ungjillor!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit