SPAK ka lëshuar 32 urdhër arreste për persona me rekorde kriminale.
“News24” raporton se mes tyre, urdhërarrest janë lëshuar edhe ndaj Suel Çelës dhe Ervis Martinajn.
Ervis Martinaj është një personazh i shumëpërfolur i botës së krimit e një nga personat e përfshirë në masakrën e ish Bllokut disa vite me pare me nje te vdekur e disa te plagosur.
Deri me tani jane te pakten 10 te arrestuar. Por nuk eshte konfirmuar arrestimi i Suel Çelës.
SPAK ka lëshuar urdhër arrest edhe për Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish- kryebashkiakut socialist të Elbasanit, Qazim Sejdini.
Sanxhaktari ndodhet aktualisht në burg, por prokuroria ka ngritur akuza të tjera ndaj tij.
Urdher arrest mesohet se eshte leshuar edhe ndaj shtetasit Kamer Mehja.
Urdhërarrestet janë lëshuar pas rrëfimit që ka bërë Nuredin Dumani, një nga të shumërkuarit që u arrestua disa muaj më parë pasi i shpëtoi një atentati me armë zjarri ku mbeti dhe i plagosur.