12.4 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    DËSHMIA: Kush ka qenë në Durrës tutori i gruas që futi në kurth Safet Gjicin. Tani punon në Kukës…

    Sapo ka dalë nga zyra e Safet Gjicit, 40 vjeçarja Alma Kaçi i ka raportuar një bashkëpunëtori të Berishës dhe një prej njerëzve të SHISH në Kukës, – thotë gazetari Mero Baze.

    “Ai ka qenë tutori i saj kur ka qenë kryetar i SHISH në Durrës, në kohën e Visho Ajazit.

    Bashkëpunëtori i Berishës ka marrë menjëherë materialin e filmuar prej saj, pasi ka komunikuar me vajzën në fjalë. I ka thënë asaj që nuk të besoj që e ke regjistruar pa ma treguar. Vajza ja ka çuar materialin me USB dhe ai e ka filmuar atë nga ekrani, në pamundësi për ta kopjuar.

    Bashkëpunëtori i Berishës i ka kërkuar asaj të shkojë tek Berisha dhe të dorëzojë materialin, pasi vetëm ai mund ta shpërndajë” – thotë Baze.

    “Në disa prej fotove të Berishës me vajzën kur ai pozon në zyrë i lodhur dhe ajo e freskët, Berisha në disa raste ngjan si peng i saj.

    Unë kam qenë 15 vite një nga njerëzit më të afërt të Berishës po nuk kam asnjë foto me të. Nuk na është dashur. Kësaj vajzës i janë dashur dhe Berisha nuk ka pasur fuqi ta kundërshtojë dot. Nuk është lehtë kur futet seksi në mes” – shton ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit