9.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    DËSHMIA TRONDITËSE/ Liria e çartur e një partie, zyrtarja E.G dhe 170 mijë euro ryshfet për lirinë e narkotrafikantit

    Në korrik të vitit 2016 Prokuroria e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit “Ballkan” lëshoi 30 urdhër arreste me akuzën për trafik ndërkombëtar të drogave të forta. Një ndër të arrestuarit ishte dhe shtetasi J.M., drejtues i grupit. Kjo organizatë akuzohej për trafikimin e heroinës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë.

    Pak ditë pas arrestimit, J. M., për arsye shëndetësore transferohet në Spitalin e Burgut e më andej drejt një spitali privat në zonën e Ali Demit.

    Dhoma nr.11 ruhej me një togë policësh të drejtorisë së burgjeve, të cilët ruanin se mos i paraburgosuri largohej. Por ata nuk kishin asnjë tagër të ndalonin vizitorët të hynin në dhomën ku ndodhej kreu i bandës.

    Pas më shumë se 1 muaji që drejtuesi i grupit ishte në ambientet e spitalit privat, një zyrtar i lartë i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve futet në dhomën ku ishte i shtruar J. M. Vizita e zyrtarit u bë me kërkesë të të pandehurit.

    “Ishte një bisedë e tensionuar. Me të bërtitura dhe kërcënime. Duke qenë se në dhomë ndodhej një epror i yni, u afruam dhe hapëm derën. Eprori i qetë në fytyrë na urdhëroi të dilnim jashtë. Biseda vijoi edhe rreth 20 minuta me tone të larta nga ana e J. M. Sipas tij, dy zyrtarë të LSI konkretisht shtetasja E.G dhe shtetasi E.T i kishin marrë në formë ryshfeti plot 170 mijë euro cash si dhe një automjet Wolkswagen Golf7 me pretendimin për ta liruar nga burgu me arsyetimin e shkaqeve shëndetësore.

    Por kishin kaluar mbi 2 muaj dhe premtimi nuk ishte mbajtur. I burgosuri kërkonte nga eprori ynë që të ndërhynte që ose ta lironin, ose E.G dhe E.T t’i kthenin lekët mbrapsht. Eprori u largua dhe nuk u pa më aty. Pas 1 muaji shtetasi J.M u transferua sërish në spitalin e Burgut, e sot është duke vuajtur dënimin në burgun e Reçit në Shkodër”.

    Kjo është dëshmia e një punonjësi të Policisë së Burgjeve siguruar nga redaksia jonë të cilën vendosëm ta bëjmë publike.

    Në vijim do kemi zbërthim të plotë të ngjarjes, fakteve dhe personave të përfshirë.

    • Kush është zyrtarja E.G?
    • Kush është zyrtari E.T?
    • A u kthye shuma 170 mijë euro?
    • Po automjetin kush e mbajti?
    • Përse nuk u mbajt premtimi për lirimin e të burgosurit J.M? (Priza.al)
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit