19.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Detaje për finalen e BBVA! Eduart Grishaj: ‘Do të jetë diçka madhështore’

    Finalja e “Big Brother VIP Albania” duket se do të rezervojë disa surpriza, të paktën sipas regjisorit të programit, Eduart Grishaj.

    I ftuar në “Merre me lëng show” në Top Albania Radio, me Gent Azizin dhe Ermir Topin, Eduart Grishaj u pyet nëse janë të vërteta thashethemet sipas të cilave thuhet se finalja e BBVA do të mbahet në stadiumin Air Albania.

    “Ne jemi si ato skuadrat që i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës, nuk kalojmë direkt te finalja. Për ne është shumë e gjatë rruga deri në finale,” tha Grishaj. Shumë e gjatë? Kanë mbetur më pak se 3 javë! Më pas, shtoi:

    “Finalja do të jetë e jashtëzakonshme, do të jetë fantastike. Do t’u jepet mundësia edhe njerëzve për të qenë sa më afër finales. Do të jetë diçka shumë madhështore, por do t’i marrim ndeshjet me radhë.”

    Fakti që pyetet për Air Albania si vendin e realizimit të finales dhe Grishaj përmend praninë e njerëzve dhe ndeshjet, të bën të mendosh që finalja vërtet do të realizohet në stadium. Gjithsesi mbetet thjesht një aludim, deri tani.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit